UBT News

​Në Mitrovicë uji është i pijshëm

Uji në rajonin e Mitrovicës është plotësisht i pijshëm. Këtë e ka konfirmuar drejtori teknik i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë, Kadri Istrefi.

Sipas tij, kjo konfirmohet edhe në bazë të analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik, andaj sipas tij, nuk ka vend për shqetësim te qytetarët.

Gjatë ditës, disa mediume lokale kanë raportuar se uji në këtë qytet, duke përfshirë edhe pjesën veriore, nuk është i pijshëm, për çka edhe është ngjallur panik te qytetarët.

Exit mobile version