Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë sekuestruar dy armë.
Rasti i parë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Ahmet Selaci”, gjatë një kontrolli të një automjeti, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve. Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në rastin e dytë, sot rreth orës 11:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, gjatë një kontrolli te një person është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari për veprën penale mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.