UBT News

​Në Gjilan janë 160 raste aktive me COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se aktualisht në këtë komunë janë 160 raste aktive me COVID-19.

Pas rritjes së rasteve, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe të festojnë me kujdes në festimet familjare. Ai ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 24 mijë e 402, derisa ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Gjilan janë konfirmuar 6 mijë e 717 raste pozitive, prej tyre 6 mijë e 409 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, shtatë pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 24 mijë e 402 persona janë vaksinuar, ndërsa 52 mostra janë në pritje për rezultat.

Exit mobile version