UBT News

​Në asnjë shkollë në kryeqytet nuk ka filluar procesi mësimor

Deri më tani në asnjë shkollë në kryeqytet nuk ka filluar të mbahet viti shkollor, ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati. 

Shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBAShK-ut për greva.

Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBAShK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga. 

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërprejnë grevën. 

Exit mobile version