Njëri nga të aksidentuarit e djeshëm në Gjakovë ka ndërruar jetë. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës që tha se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Drejtuesi i një veture, nga pakujdesia, ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.
Për pasojë, përpos njëri që ka ndërruar jetë, janë edhe pesë të lënduar të cilët po marrin trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit si të dyshuar për aksidentin trafiku me pasoja fatale.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident. Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë , me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.