Policia ka njoftuar se viktima është aksidentuar me veturën e saj dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë.
“Autostrada Arbën Xhaferi KM5 Prishtinë Lipjan (NN) 03.02.2022 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare me veturën e saj është aksidentuar dhe ka goditur shtyllën e urës e cila ndodhet në autostradë. Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë”, thuhet mes tjerash në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.