Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike, në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, punimet realizohen te lagjja 038, me ç’rast pa furnizim me ujë, nesër më 24 korrik duke filluar nga ora 09:00-16:00 mbesin: Hajvalia, lagjja 038, Veterniku, lagjja Qëndresa, Qershia, NIC, Priam Village, Swiss Village, Zona Industriale Çagllavicë deri te Hotel Emerald.
“Ju rekomandojmë që për shkak të punimeve, kur vjen uji në krojet tuaja, leni ato të rrjedhin për pak minuta sepse mund të vjen i turbullt në fillim, por pa shqetësim”, thuhet në njoftim.
Ndëkrohë një bashkatdhetar i cili këto ditë po qëndron në Pejë, ka njoftuar redaksinë se kanë ndërprerje të shumta të ujit.
“Kjo që po ndodh nuk ndodh as në Afrikë, tërë natën e edhe ditën fshatrat e Pejës pa ujë”, ka thënë ai.