UBT News

​Ndalohet një shtetas rus në kufi, sekuestrohen mijëra euro e dollarë

Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të hollash të padeklaruara nga një shtetas rus që po hynte në territorin e vendit tonë me një veturë me tabela bullgare.

Shtetasi rus me iniciale E.S. (1996) është ndaluar dje për kontrollm gjatë të cilit në automjetin BMW, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur para të padeklaruara në vlerë totale prej 10 mijë dollarësh amerikanë (100 x 100 dollarë) dhe 2 mijë euro (40 X 50 euro).

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mos deklarim të mjeteve monetare”.

Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore. 

Exit mobile version