UBT News

​Ndalohet një rus në pikën kufitare Kullë, i sekuestrohen 10 mijë dollarë amerikanë dhe dy mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Kullë ka ndaluar një shtetas rus. Ndalimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

I dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë dollarë amerikanë dhe 2 mijë euro. I dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Rasti është inicuar si mosdeklarim i mjeteve monetare.

Exit mobile version