Prokuroria e Shtetit gjatë ditës së sotme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh ka evindentuar katër raste. Për çka katër persona ka ndaluar dhe dy të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt. Kështu ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, për Kryetar komune, nga rastet e trajtuara, ka evidentuar katër (4) raste me pesë (5) persona, prej tyre tre (3) persona janë në ndalim, ndërsa dy (2) persona në procedurë të rregullt. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka trajtuar dhe është duke trajtuar me kujdes çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor. Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave”, thuhet në komunikatën për medie të Prokurorisë.