Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.5 milionë euro për vazhdimin e mbështetjes për stafin shëndetësor në luftën kundër pandemisë COVID 19.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se stafi shëndetësor do të ketë pagë shtesë prej 10 për qind mbi pagën bazë në periudhën korrik-dhjetor 2022.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim edhe për shpronësimin e pronave të paluajtshme shoqërore të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e rrugës në pikën kufitare në Han tw Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Krahas këtyre, Qeveria e emëroi edhe bordin e Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit Gjakova.
“Urim Gashi do të jetë kryesues, ndërsa anëtarë, Arjaneta Nura, Vildane Maloku dhe Jeton Haxhijaha”, tha kryeministri Kurti.