UBT News

​NATO mban takim të jashtëzakonshëm për situatën në Ukrainë

Zhvillimet e fundit në Ukrainë kanë alarmuar NATO-n. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC) në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme po zhvillohet në selinë e NATO-s. Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në këtë takim do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Suedisë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë si dhe ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Xhaçka ka thënë se aty do të diskutohen pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, derisa ka shtuar se po aty do të konfirmohet reagimi i bashkuar i vendeve të NATO-s ndaj kësaj krize.

“Në Bruksel, ku po mbahet takimi i jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të NATO. Do të diskutohen pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash”, ka shkruar ajo në Facebook. 

Exit mobile version