UBT News

​NATO do të rrisë mbështetjen për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi sot se anëtarët e Aleancës kanë rënë dakord të forcojnë mbështetjen për Ukrainën.

Në një konferencë për media ai tha se aleatët po ofrojnë një gamë të gjerë të sistemeve të ndryshme të armëve, si sistemet e epokës sovjetike, por edhe pajisje moderne.

Stoltenberg nuk deshi të jep specifika për llojin e armëve apo afatin kohor kur u bë presion për komentet e mëparshme të ministrit të jashtëm ukrainas se ato mund të mos dorëzohen mjaft shpejt, transmeton Sky News.

Exit mobile version