NASA ka shtyrë lëshimin e planifikuar të raketës sot në hapësirë, si pjesë e programit të ri Artemis 1.
Ngritja, e cila ishte planifikuar për në orën 2:33 pasdite, u anulua kur ekipi teknik zbuloi një rrjedhje në një nga katër motorët e raketës. Tre nga katër motorët funksionuan mirë, por një motor kishte një problem.
Përpjekja e radhës është planifikuar për të premten, më 2 shtator. Ekipet filluan ngarkimin e raketës së gjeneratës së ardhshme të NASA-s për një test pa pilot herët këtë mëngjes.
Është planifikuar që testi të zgjasë gjashtë javë dhe që raketa të rrotullohet rreth hënës dhe të kthehet, gjë që do të nisë një program të ri të NASA-s, i cili është pasardhësi i Apollo-s, sipas CNN.