Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dje pasdite mori dozën e parë të vaksinës antiCovid-19. Ajo ftoi të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore që të vaksinohen dhe të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike.
“Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore që të vaksinohen dhe të jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike, ashtu si dhe gjithë qytetarët të mos kenë hezitime, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve. Falënderoj për punën e mirë, punëtorët shëndetësorë, Ministrinë e Shëndetësisë e vullnetarët në qendrat e vaksinimit”, shkroi Nagavci në Facebook./UBTNews