Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se gjatë periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla.
“Ndonëse janë bërë hapa pozitiv në raportimin e dhunës në shkolla, ka ende të dhëna që nuk janë të raportuara. Gjate periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla”, ka thënë Nagavci.
Nagavci në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se janë vetëm 28 inspektorë.
Ajo tha se kanë bërë kërkesa edhe për 83 inspektorë për shkak te numri te vogël të tyre në kuadër të MAShTI.
Më tej, para anëtarëve të komisionit për të Drejtat e Njeriut ka shtuar se janë në finalizim të grupit punues në mënyrë që të harmonizojmë veprimet për të ofruar ambient të sigurt për nxënësit në shkolla.