Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar kryesisht mbi zhvillimet e fundit në vend.
Mustafa ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e deritanishme si dhe për gatishmërinë për mbështetje të mëtejme të shtetit gjerman ndaj Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet.