UBT News

​Musliu: Siguria në vend është stabile dhe e qetë

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka raportuar sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Pas raportimit, kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu tha se siguria në vend është stabile dhe e qetë.

“Sa i përket sigurisë kombëtare, nuk ka vend për panik, gjendja e sigurisë është stabile dhe sigurt”, tha ajo.

Derisa ka ftuar presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti që t’i adresohen qytetarëve të Kosovës sa i përket furnizimit të qytetarëve me mallra bazike ushqimore.

“Ka kolona të gjata nga qytetarët nëpër pompa të benzinës për t’u furnizuar me derivate. Po ashtu, nëpër mullinj për tu furnizuar me miell. Prandaj, kërkoj nga presidentja dhe kryeministri që t’iu adresohen qytetarëve”, tha ajo.

Ajo theksoi shteti duhet të veprojë që qytetarët mos të bëjnë panik.

Exit mobile version