Një sondazh i nisur nga pronari i Twitter, Elon Musk në këtë platformë sociale tregoi sot se rreth 57.5 për qind e përdoruesve të Twitter dëshirojnë që Musk të japë dorëheqjen si kreu i Twitter, ndërsa 42.5 për qind ishin kundër.
Rreth 17.5 milionë përdorues të Twitter kanë marrë pjesë në sondazh.
Musk tha të dielën se do të pranonte rezultatet e sondazhit, por nuk tha në mënyrë specifike se do të jepte dorëheqjen si kreu i Twitter nëse rezultatet tregonin se ai duhet ta bënte këtë.