UBT News

​Murat Jashari shpallet fajtor për tentim vrasje të Azem Vllasit

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë të martën e ka shpallur fajtor Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.

Në komunikatë thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me Propozimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për Shqiptimin e Masës së Trajtimit të Detyrueshëm Psikiatrik me Ndalim në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor kundër të akuzuarit M.J. për veprat penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit M.J., Gjykata i ka shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë dhe ka obliguar institucionin përkatës të kujdesit shëndetësor i cili do ta bëjë ekzekutimin e kësaj mase të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të QKUK-së në Prishtinë, që ta njoftoj gjykatën me raport me shkrim mbi implementimin e masës dhe gjendjen shëndetësore të të akuzuarit, këtë raportim institucioni përkatës i kujdesit shëndetësor duhet ta bëjë së paku një herë në 6 (gjashtë) muaj. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik e shqiptuar me këtë aktvendim, do të jetë në fuqi gjerë në pushimin e rrethanave për të cilat është shqiptuar kjo masë e trajtimit, bazuar në raportet dhe ekzaminimet e Institutit të Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarit M.J. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktvendimi, paraburgimi mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike të QKUK-së në Prishtinë.

Exit mobile version