UBT News

​Ministria e Shëndetësisë sqarohet për vendimin për teste PCR

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka sqaruar se testi PCR negativ për ata që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë, nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19.

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate shpreh keqardhjen e saj për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjsdhëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat antiCOVID.

“Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë. Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19″, thuhet në komunikatën e MSh-së.

Exit mobile version