UBT News

​MSh pranoi mbi gjysmë milionë vaksina nga ShBA dhe bleu mbi 53 mijë të tjera

FILE PHOTO: A vial labelled with the Pfizer-BioNTech coronavirus disease (COVID-19) vaccine is seen in this illustration picture taken March 19, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, të cilat kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 mijë e 920 doza të vaksinës Pfizer.

“Prej këtij kontigjenti, 503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të ShBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer. Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSh i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të grupmoshës mbi 16-vjeçare sikurse edhe kategorisë së fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione mjekësore që të vaksinohen, si mënyra më adekuate për t‘u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftim.

Në mënyrë specifike, MSh u bën thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen sikurse edhe nënave gjidhënëse gjithashtu, duke qenë që nuk ka asnjë dëshmi shkencore që vaksinimi kundër COVID-19 shkakton probleme për shtatzënësinë apo të lidhura me fertilitetin. 

Exit mobile version