UBT News

​MSh informon për orarin për vaksinimin e qytetarëve me COVID

Ministria e Shëndetësisë informoi se bazuar në Planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19, orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë 8 orësh, nga ora 07:00-15:00.

Ndërkohë ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore me dy ndërrime, kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e gripit sezonal.

Exit mobile version