UBT News

​MPB pas sulmit në veri të Mitrovicës: Serbia po tenton të eskalojë situatën

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur mbrëmë në objektin e komunës në veri të Mitrovicës. Aty thuhet se sulme të tilla janë tentativa të njëpasnjëshme të Serbisë për të eskaluar situatën.

Në reagimin e ministrisë theksohet se sulmet e vazhdueshme terroriste duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë. Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ndërtesa e komunës në veri të Mitrovicës është sulmuar me granatë dore mbrëmë në orët e vona.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar, përveç dëme materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare policore.

Exit mobile version