Në Komisionin për Legjislacion, janë përplasur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Kjo e fundit tha se shumica e ligjeve të pushtetit janë refuzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Për këtë ka reaguar Haxhiu, e cila ka thënë “mos manipulo”. Paraprakisht deputetja opozitare tha se Haxhiu po qaset në mënyrë të habitshme me opozitën.
“Është e habitshme se si i qaseni opozitës. Po flisni për një reformë të njëanshme. Sot po zbërthehet në një qasje të njëanshme. Është e papranueshme që t’i qaseni një anshëm Komisionit të Venecias”, tha ajo.