UBT News

​Mjet shpërthyes në Vrellë të Istogut

Rreth orë 12:00 sot në fshatin Vrellë të Istogut është gjetur një mjet shpërthyes, e i cili mjet ende nuk është deminuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për KosovaPress se një qytetar derisa ishte duke punuar, ka hasur në mjetin shpërthyes, e ku policia menjëherë ka bërë sigurimin e vendit.

“Sot rreth orës 12:20 minuta një qytetar përmes telefonit e ka njoftuar stacionin policor në Istog se gjersa ka në qenë duke i kryer disa punime në fshatin Vrellë, kanë hasur në një mjet shpërthyes. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka bërë sigurimin vendit të ngjarjes dhe pastaj është njoftuar njësiti i FSK-së për deminim dhe janë në pritje të njësitit adekuat për deminim të mjeteve shpërthyese”, tregoi Gashi.

Por se a do të tërheqë apo do të shpërthehet mjeti shpërthyes pritet të vendos njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminimin e mjeteve shpërthyese. Megjithatë ai tha se vendi është duke u siguruar nga Policia e Stacionit Policor në Istog.

“Ende nuk është bërë deminimi, jemi në pritje, të shohim njësiti për deminim kur të arrij në vend të ngjarjes a vendos me tërheq mjetin apo për ta shpërthyer, ata vendosin, mirëpo ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes. Vendi i ngjarjes është duke u siguruar Policia e Stacionit Policor në Istog”, potencoi Gashi.

Lidhur me vonesën e njësiti për deminim për të arritur në vendin e ngjarjes, Gashi e arsyeton se mund të kenë pas angazhime në lokacione tjera.

Exit mobile version