Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë. Nga Policia e Kosovës thonë se viktima është një 60-vjeçar.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30 është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.