UBT News

​Miratohet Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Fillimisht, komisioni miratoi një për një 12 amendamente shtesë të projektligjit. Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli. Ai tha se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.

Por deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Hisen Berisha shprehu rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin.

“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai.

Anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me amendamentet.

Exit mobile version