UBT News

​Miratohet në parim Projektligji që përcakton pagën minimale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim me 68 vota Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale. “Pro” votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, kurse deputetët nga komunitetet e tjera jo shumicë abstenuan, ndërsa opozita nuk mori pjesë fare në votim.

Paraprakisht, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi që ky projektligj të tërhiqet nga rendi i ditës.

“Kishte me qenë shumë e mençur dhe profesionale edhe llogaridhënëse që ky ligj të tërhiqet prej ministrit Murati dhe të ulemi dhe diskutojmë ndërlidhjen dhe votimin që e kemi bërë për skemën sociale dhe të ecim tutje. Kjo është një kërkesë legjitime dhe minimale për gjitha debatet që i kemi pas. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë pozicion opozitar dhe politik, por me koncept të aspektit të pagës minimale dhe reformës sociale”, tha ai.

Krahas kësaj, deputetët miratuan edhe Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Exit mobile version