UBT News

​Miratohet ligji për pagat në sektorin publik

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për pagat në sektorin publik. Për miratimin e tij kanë votuar deputetët e pozitës me gjithsej 63 vota për, një abstenim, ndërsa opozita nuk ka votuar fare.

“64 deputetë votuan, 63 për, asnjë kundër, një abstenim, kalon projektligj për pagat në sektorin publik”, ka thënë Konjufca.

Projektligji ka kaluar me miratimin e amdandamenteve të propozuara nga qeveria, por jo edhe ato të propozuara nga deputetët e opozitës.

“Nga ajo që u pa deri më tani asnjë amendament nuk po kalon nga opozita, andaj mos u befasoni që edhe vota ime po besoj edhe një numër i deputetëve të Partisë Demokratike, nuk do të jenë aty ku ju duhen votat. Andaj mos na sillni në atë pozitë që edhe në marrëveshjet ndërkombëtare mos me votu”, ka thënë deputeti i PDK-së, Isak Shabani.

Exit mobile version