Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se miratimi në lexim të dytë të Projektligjit për tregtinë me jashtë do të ndihmojë vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Megjithatë, ajo në debatin “Fol Hapur”, tha se do të bëhet një analizë e mirëfilltë para çdo veprimi.
Në serinë e debateve të Lëvizjes “Fol”, ministrja Hajdari tha gjatë periudhës së Qeverisë Kurti është përmirësuar klima e të bërit biznes. Ajo foli edhe për rritjen e çmimeve të produkteve bazike, ku tha se e njëjta po ndodh për shkak të rritjes së inflacionit të importit.