UBT News

​Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim

Vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Kështu shprehet përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë.

Në apelin drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, MSh-ja ka prezantuar edhe qendrat e vaksinimit.

Në njoftimin e ministrisë po ashtu rekomandohen dozat që duhet të marrë secili qytetar varësisht nga mosha.

“Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë; Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19; Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të)”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version