Ministri Peci dhe ambasadori Al Marri diskutuan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve mike Kosovës dhe Katarit, si dhe për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agrobizneseve të Katarit në vendin tonë
“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot për një vizitë zyrtare njoftuese Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Ali Bin Hamad Al Marri me të cilin bashkëbiseduan për sektorin e bujqësisë në vend. Ministri Peci dhe Ambasadori Al Marri diskutuan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve mike Kosovës dhe Katarit, si dhe për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agrobizneseve të Katarit në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Ministri, Faton Peci ka falënderuar ambasadorin, Al Marri për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha.