UBT News

​Ministri Peci: Fleta poseduese nuk është kriter për subvencione

Ahmet Uka nga Çabra e komunës së Zubin Potokut, është një nga bujqit i cili për herë të parë ka përfituar kompenzim të dëmeve në bujqësi në vlerë prej 2200 euro.

Ahmeti përmes veprimtarisë së tij bujqësore, arrin që përveç që t’i shkollojë fëmijët e të mbajë familjen, të investojë në pajisje të reja bujqësore dhe të gëzojë një ekonomi familjare stabile.

Ai është kthyer nga Gjermania dhe është dëshmia kryesore se si me punë e angazhim arrihen të gjitha.

Atë sot e ka vizituar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili foli për kriteret e lehtësuara të aplikimit, si dhe njërën nga format e monitorimit të parcelave.

“Kjo zonë pothuajse asnjëherë nuk ka patur mundësi të aplikojë për subvencione për shkak të fletës poseduese mirëpo këtë vit, fleta poseduese nuk do të jetë kriter, ndërsa njëra formë e kontrollit dhe monitorimit të parcelave do të realizohet përmes digjitalizimit. Kjo i kontribuon zhvillimit të sektorit të bujqësisë në këtë pjesë veriore të Republikës së Kosovës.” – theksoi Ministri Peci.

Exit mobile version