UBT News

​Ministri Krasniqi shkon në Lipjan për inaugurim të dy projekteve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është duke qëndruar në Lipjan ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Krasniqi, pas takimit me kreun e Lipjanit, së bashku do të inaugurojnë dy projekte në këtë komunë.

Fillimisht do të inaugurojnë ndërtimin e sallës së sporteve në shkollën “Ismajl Luma” në Lipjan e më pas edhe sallën e sporteve në fshatin Banullë.

Pas këtyre inaugurimeve pritet edhe një deklaratë e ministrit Krasniqi.

Exit mobile version