UBT News

​Ministri i Shëndetësisë thotë se do të rishikohen masat antiCOVID

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se do të ketë rishikim të masave antiCOVID-19. Megjithatë ai ka theksuar se masat aktuale janë konform masave të rajonit.

“Janë masa konform të gjitha masave të rajonit. Natyrisht që kemi me i rishikuar masat, kjo është fluide. Ne e vlerësojmë gjendjen disa herë në dite, absolutisht do i rishikojmë këto masa. Nuk jam i interesuar që bizneset të mbahen mbyllur, përveç asaj që ekspertët tanë e kanë të nevojshme”, tha ai.

Lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19, ai tha se ne javët e fundit vendi ka përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me dominim të variantit Omicron. Sipas tij, krahas numrit të infektuarve, numri i të spitalizuarve mbetet i ulët. Ai tha se masat që janë marrë nga qeveria janë rezultat i balancit të këtyre faktorëve të situatës epidemiologjike në vend dhe rajon.

“Në javët e fundit ne kemi përjetuar një ngitje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Kjo nuk është diçka e re dhe e papritur vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Përkundër shtrimit të numrit të infektuarve fatbardhësisht numri i atyre që kërkojnë trajtim në spitale ende është i ulët dhe i menaxhueshëm. Ne jemi në vlerësim për çdo orë e definitivisht disa herë në ditë për situatën e përgjithshme, kapacitet humane dhe infrastrukturës spitalore që të ballafaqohet me një fluks të mundshëm prej atyre që kërkojnë ndihmë dhe shtrirje në spital. Në veçanti dua të theksoj punë e stafit profesional që deri më tani kanë dëshmuar një rezilencë të shkëlqyeshëm dhe një përkushtim të pashembullt në menaxhimin e pandemisë këto dy vitet e fundit. Masat të cilat i ka marrë MSh dhe qeveria janë rezultat i balancimit të këtyre faktorëve, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon. Ne jemi në mes të listës. Një dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po bëjnë ku në Rajon Kosova rendit e dyta pas Sllovenisë, me numrin më të lartë të testeve dhe detektimit të rasteve. Kosova ka më paku raste krahasuar me vendet e rajonit[…]dua të theksoj se gjitha vendimet që merren me çfarëdo masa janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë”, tha ministri Latifi. 

Exit mobile version