Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që t’i lënë armët, duke u ofruar amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla.
Reznikov ka shkruar në Twitter se në rast se ushtarët rusë vazhdojnë të sillen si pushtues, nuk do të ketë mëshirë për ta.
“Ushtarë rusë! Të sollën në tokën tonë për të vrarë e për të vdekur. Mos zbato urdhrat kriminale. Ne të garantojmë një amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla nëse lësh armët. Për ata që vazhdojnë të sillen si pushtues, nuk do të ketë mëshirë”, ka shkruar ai.