UBT News

​Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Sulmet e tmerrshme me raketa ruse në Kiev, ndaloni Putinin

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje që të izolohet Rusia. Ndërkohë që është shprehur i tmerruar nga sulmet me raketa në Kiev. Ai tha se hera e fundit që kur kryeqyteti përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941, pra kur u sulmua nga Gjermania naziste.

“Sulmet e tmerrshme me raketa ruse në Kiev. Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste. Ukraina e mundi atë të keqe dhe do ta mposhtë edhe këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Prisni të gjitha lidhjet. Largoni Rusinë nga çdo gjë”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

Exit mobile version