Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje që të izolohet Rusia. Ndërkohë që është shprehur i tmerruar nga sulmet me raketa në Kiev. Ai tha se hera e fundit që kur kryeqyteti përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941, pra kur u sulmua nga Gjermania naziste.
“Sulmet e tmerrshme me raketa ruse në Kiev. Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste. Ukraina e mundi atë të keqe dhe do ta mposhtë edhe këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Prisni të gjitha lidhjet. Largoni Rusinë nga çdo gjë”, ka shkruar Kuleba në Twitter.