UBT News

​Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas arrin në Kosovë

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas ka arritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Temë diskutimi në mes Maas dhe zyrtarëve të Kosovës pritet të jetë vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë.

Shefi i diplomacisë gjermane në orën 15:00 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti në orën 16:30, ndërsa në orën 17:00 do takohet me homologen e tij, Donika Gërvalla.

Exit mobile version