Pushtimi brutal dhe i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia ka trazuar boshtin dhe realitetin tonë gjeografik, por jam krenare për përgjigjen e Bashkimit Evropian, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Konferencën e Ambasadorëve në Ministrinë e Jashtme italiane.
“Ne kemi marrë vendime së bashku për çështjet për të cilat shumë të tjerë na kujtuan të ndarë. Kjo është një fitore e diplomacisë dhe e Evropës”, theksoi ajo.
“Kjo luftë tregoi se sa shtyllat tona si multilateralizmi, demokracia liberale, tregu i lirë dhe siguria sociale, barazia, shteti i së drejtës ishin të forta kur ato gjendeshin nën sulm”, tha Metsola.
“Ne duhet të mbrojmë mënyrën tonë të të qenit evropianë”, theksoi ajo./ATSH