Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka vizituar zyrtarët policorë që u kujdesen për sigurinë në vend.
Për t’i mbështetur dhe inkurajuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale zyrtarët policorë, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti i shoqëruar nga menaxhmenti i lartë, Kolonel Gazmend Hoxha Drejtori i Departamentit për Operacione, Arbnesh Ajvazi Drejtor i Divizionit për Siguri Publike dhe Gëzim Dibrani.
“Zv. Drejtor Rajonal i Prishtinës në Policinë e Kosovës, gjatë natës së vitit të ri vizituan stacionin policor Jugu në rajonin e Prishtinës dhe njësinë policore e cila ishte në detyrë në hyrje të autostradës tek Veterrniku. Zyrtarëve policor në detyrë dhe stafit mbështetës iu uruan vitin e ri 2021, me këtë rast falënderuan për vullnetin dhe kurajën që po tregojnë në çfarëdo kohe dhe rrethane për t’i shërbyer qytetarëve të vendit pa dallim. Po ashtu, përmes kësaj komunikate, Mehmeti u.d. drejtor i Përgjithshëm në emër të Policisë së Kosovës uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e Vitit të Ri, dhe garanton mbështetjen e plotë të PK-së për qytetarët e vendin për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ofrim të shërbimeve efikase policore edhe në vitin në vijim, për të garantuar një ambient të qetë, të sigurt dhe pa brenga për qytetarët tanë”, thuhet në komunikatë.