Mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere që nisi me 40 minuta vonesë, e ka kryesuar fillimisht zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Mërgim Lushtaku për shkak të mungesës së prezencës së kryetarit Armend Muja.
Deputeti nga PDK, Lushtaku kritikoi kryetarin Muja, duke thënë se deputeti në fjalë nuk është hera e parë që vonohet në mbledhjet e komisionit.
Ndërsa, në mungesë të guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti, për shkak gjendjes së tij shëndetësore me grip, komisioni vendosi që raportin vjetor të BQK-së ta shtyjë për mbledhjen e radhës, po kështu vendosi edhe për raportin financiar vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Derisa komisioni aktualisht po shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media.