Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti ka konfirmuar se Kosova ka tregtuar energji elektrike me kompaninë GEN, e cila vepron me zyrë në Beograd.
Gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Mehmeti ka përmendur emrat e kompanive që Kosova ka tregtuar energji elektrike në periudhën e fundit. Mehmeti tha se emrat e tregtarëve janë: GEN, Tirana shpk dhe KESh.
Megjithatë edhe pas insistimit të deputetit Ferat Shala për shtetet që tregton Kosova rrymë, Mehmeti nuk pranoi të përmend emrat e shteteve.
Kujtojmë se kompania GEN me zyrë në Beograd, së cilës i plasi një skandal në Slloveni në të cilin dyshohet se u përfshi dhe ambasadori kosovar, Martin Berishaj.
Kryesuesi Bordit të KOSTT, Mehmeti gjatë intervistimit ka folur edhe për devijimet në sistemin energjetik dhe për humbjet në sistem.