UBT News

​Mehaj takon Kajar, i kërkon prezencë më të madhe të KFOR-it në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se me qëllim të koordinimit të ngushtë me KFOR-in, pas agresionit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajar.

Mehaj ka shkruar në Facebook se ka kërkuar prezencë më të madhe të trupave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe përforcim më të madh të kontingjentit të saj.

“Gjithashtu me Gjeneral Kajar u pajtuam të rritet koordinimi në mes institucioneve të sigurisë së vendit dhe KFOR-it , si dhe që të shtohen kapacitetet dhe vigjilenca në gjithë kufirin e vendit”, ka shkruar ai.

Exit mobile version