Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një video-lidhje ka zhvilluar një takim me homologun e tij bullgar, Dragomir Zakov. Mehaj e Zakov diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit bilateral.
Në një njoftim të ministrisë thuhet se të dy ministrat kanë vlerësuar se bashkëpunimi mes dy vendeve është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
“Sot, përmes video-lidhjes, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj zhvilloi një takim me homologun bullgar, Ministrin e ri të Mbrojtjes, Dragomir Zakov. Përveç urimit për marrjen e detyrës, me Ministrin Zakov diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit bilateral, si dy vendeve të rajonit të Ballkanit, dhe duke pasur parasysh, Bullgarinë si vend anëtar i NATO-s. Të dy ministrat vlerësuan se ky bashkëpunim është në funksion të interesave të përbashkëta dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.