UBT News

​Mehaj: Po krijojmë një sistem të detajuar e të përgjegjshëm për menaxhimin e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshkruar sot Direktivën për zbatimin e Politikës për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, si një dokument strategjik thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate.

Ministri Mehaj ka bërë të ditur se ky dokument është hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Ambasada Amerikane, përmes angazhimit të Këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, si pjesë e Programit Global të Reformës së Mbrojtjes.

Dokumenti ka shtatë shtylla kryesore dhe dyzet e një objektiva të cilat në mënyrë direkte mbështesin zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, duke ndërtuar dhe përmirësuar kështu sistemet e menaxhimit të mbrojtjes, gjersa Ministria e Mbrojtes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet me synimin e vazhdueshëm në jo vetëm garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen teritoriale, por gjithashtu dhe përmbushjen e objektivës për të qenë anëtar i vyeshëm i aleancës së NATO-s.

“Sot Ministria e Mbrojtjes shënoi një hap të rëndësishëm në aspektin e zhvillimin afatgjatë të Strategjisë së Menaxhimit të Sistemit të Mbrojtjes. Në prani të përfaqësueses së Ambasadës Amerikane, Chargé d’affaires, znj. Alyson Grunder, sot nënshkrova Direktivën për zbatimin e Politikës për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, si një dokument strategjik thelbësor për zhvillimin e kapaciteteve institucionale të mbrojtjes në një periudhë afatgjate, i hartuar pas një analize të detajuar ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mbështetur nga Ambasada Amerikane, përmes angazhimit të Këshilltarit për PPBE, Joe Duncan, si pjesë e Programit Global të Reformës së Mbrojtjes. Ky dokument ka shtatë shtylla kryesore dhe dyzet e një objektiva të cilat në mënyrë direkte mbështesin zbatimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, duke ndërtuar dhe përmirësuar kështu sistemet e menaxhimit të mbrojtjes, gjersa Ministria e Mbrojtes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet me synimin e vazhdueshëm në jo vetëm garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen teritoriale, por gjithashtu dhe përmbushjen e objektivës për të qenë anëtar i vyeshëm i aleancës së NATO-s. Po krijojmë një sistem të detajuar e të përgjegjshëm për menaxhimin e mbrojtjes që do zbatohet në mënyrë rutinore, duke shpërndarë dhe përdorur në mënyrë efikase burime për të arritur aftësitë e dëshiruara për forcën e ardhshme. Unitet përpjekjesh për një ushtri në rritje!”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version