UBT News

​Mehaj paralajmëron marrëveshje të sigurisë së informacionit në mes ShBA-së dhe Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ka filluar fazën përgatitore për marrëveshjen e përgjithshme të sigurisë së informacionit (GSOIA) ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës në të ardhmen e afërt.

Mehaj ka shkruar në Facebook se siguria e teknologjisë sonë të mbrojtjes, si dhe mbrojtja e balancuar e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së të dhënave, është sistemi i synuar në mbështetje nga Administrata e Sigurisë së Teknologjisë së Mbrojtjes e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.

Exit mobile version