UBT News

​Mehaj: Miratimi i Ligjit për policinë ushtarake të FSK-së, një hap drejt synimit tonë për anëtarësim në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar deputetët që i kanë dhënë mbështetje miratimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mehaj ka thënë se miratimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Kosovës është tejet i rëndësishëm për ruajtjen e rendit ushtarak dhe garantimin e zbatimit të ligjit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, mbrojtjen e jetës së ushtarëve si dhe burimeve e aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Duke marr parasysh faktin se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj, është një hap tjetër drejt realizimit të këtij synimi strategjik. Falënderojmë të gjithë deputetët për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin e ushtrisë sonë”, thuhet në shkrimin e tij.

Exit mobile version