UBT News

​Mehaj: Kosova të anëtarësohet në BE e NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Kosova duhet të anëtarësohet sa më shpejt në NATO dhe BE, ndërsa u ka bërë thirrje pesë vendeve evropiane që nuk e kanë njohur ende vendin, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova është e vendosur fuqishëm në anën e duhur, për dallim nga Serbia që vazhdon në anën e gabuar të historisë, duke iu referuar kështu luftës në Ukrainë.

“Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, rrahu kambanën për të gjithë, se kjo është koha që të dihet se kush është në anën e duhur e kush në atë të gabuar të historisë. Kosova, krahas vendeve tjera demokratike doli fuqishëm në mbrojtje të vlerave të Lirisë, Paqes e Demokracisë dhe solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe popullin e saj liridashës dhe paqedashës. Kosova ishte dhe është e vendosur fuqishëm në anën e duhur, për dallim nga Serbia që vazhdon në anën e gabuar të historisë. Prandaj, mos hezitoni! Është koha sot, që nuk pret nesër, për vendimin tuaj të duhur! Kosova në NATO! Kosova në BE!”, ka shkruar Mehaj.

Exit mobile version